Shërbimet që ne sjellim

Projektim Arkitektonik

Projektimi arkitektonik është një nga tre shtyllat e veprimtarisë sonë profesionale. Estetika arkitektonike me nje frymë kontemporane si dhe fokusi në funksionalitetin e ndërtesave gjatë projektimit janë elementët kryesorë për të sjellë në jetë ndërtesa të një niveli më të lartë, si dhe për te dhënë kontributin tonë në krijimin e qytetit të së ardhmes.

Një nga detyrat më të rëndesishme të një ndërtese është që ti rezistojë testit të kohës. Projektimi konstruktiv është ura lidhëse mes konceptit dhe zbatimit, me qëllim krijimin e strukturave komplekse, por në te njëjtën kohë të një sigurie shumë të lartë. Detyra jonë si inxhinierë është drejtpërdrejtë e lidhur me analizimin e strukturave dhe materialeve për të dhënë zgjidhjet më të mira projektuale. Qëndrueshmëria dhe siguria e ndërtesave janë prioriteti ynë.

Projektim Konstruktiv
Projekt Zbatimi

Në Toni Engineering ne mundësojmë zbatimin e projekteve. Eksperienca jonë në ndërtim prej më shumë se 20 vitesh na mundëson planifikim të saktë të kohës së punimeve sidhe të kostove të materialeve. Gjithashtu, aftësia jonë për të dhënë zgjidhje në kantjer të problematikave që normalisht mund të dalin, duke ruajtur gjithmonë estetikën e projektit arkitekturor dhe saktësine e atij konstruktiv, janë një karakteristikë që na bën krenarë dhe na motivon më shumë për sfidat e së ardhmes.